Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Media ka siguruar momentin e videos ku Berisha shihet se po ecte në skenë për të mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, por u pengua dhe ra në gjunjë.
Truproja e tij shihet që vrapon dhe shkon ta ngrejë, ndërkohë që Berisha mundohet të rregullohet.
Me shpejtësi lideri historik i Partisë Demokratike u ngrit dhe u pozicionua në foltore. Siç duket, ai nuk ka pësuar asnjë dëm si pasojë e rrëzimit.