VIDEO/ Breshëri plumbash në një furrë buke në Greqi, policia helene jep detaje për shqiptarin e plagosur

0
Foto nga vendngjarja
Foto nga vendngjarja
Gjigandi

Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vula të Greqisë (Athinë) të ndodhur pasditen e djesshme, ku dy persona hapën zjarr  duke plagosur tre të huaj mes tyre një shqiptar, në një furrë buke.

Sipas hetimeve të policisë, njëri nga tre të plagosurit është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij. Bëhet fjalë për një shqiptar i cili ishte arrestuar më parë pasi nuk i kishte ndaluar një patrulle policie. Pas hetimeve shqiptari ishte lënë i lirë me kusht që të paraqitej në komisariatin e zonës së tij.

Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Sipas mediave greke, dy personat raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin gjithashtu shqiptarë.  Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka ka një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

RonaTyra

Ata hynë në furrë dhe lëvizën kërcënues drejt tre të huajve . Të dy palët filluan të ziheshin dhe brenda pak sekondash shpërtheu sherri fizik. Sipas klientëve që ndodheshin në atë moment brenda dyqanit, njëri nga dy autorët e ka goditur me karrige një burrë në kokë, ndërsa një tjetër ka nxjerrë një thikë.

Situata ka agravuar kur njëri prej autorëve ka ngritur armën dhe ka qëlluar në drejtim të 3 personave. Furra e bukës, ishte plot me klientë që u kapën nga paniku me të miturit që bërtisnin dhe vraponin të tronditur . Autorët, në fakt, dyshohet se i kanë thënë njerëzve të tjerë “mos u shqetësoni, ne nuk do t’ju bëjmë keq” .

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”. Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh.

Të tre të huajt mbetën të plagosur nga të shtënat dhe fillimisht u arratisën në rrugicat përreth, të gjakosur. Dy personat e armatosur janë kthyer në xhipin që i priste dhe janë zhdukur drejt rrugës Vouliagmeni.

Pak më vonë, të plagosurit e sulmit të armatosur janë lokalizuar në zonë dhe janë transportuar me autoambulancë në spitalin e Vulas . Sipas informacioneve, një i huaj ka një dëmtim në gjoks, i dyti në bark dhe i treti po trajtohet me lëndime të lehta.

/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu