FOTO/ Në frontin e luftës, brenda llogoreve ku ushtarët ukrainas po presin sulmin e Rusisë

0
Gjigandi

Fotoreportazh nga Timothy Fadek/Redux, për CNN

Rreth 500 metra larg separatistëve të mbështetur nga Rusia, një grup ushtarësh ukrainas presin një luftë që është e sigurt se do të vijë.

Dhe burrat janë çuditërisht të relaksuar pavrësiht të gjithave, sipas fotografit Timothy Fadek, i cili kaloi kohë me ushtarët të premten në vijën e frontit në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk.

“E kanë pranuar tashmë të pashmangshmen”, tha Fadek. “Po flisja me një prej ushtarëve dhe më tha: ‘Është e pashmangshme. E kemi pranuar që sulmi do të ndodhë’. Mes ushtarëve kishte edhe debate pasi njëri thoshte se rusët do të sulmojnë nga Deti Azov, një tjetër thoshte nga toka. Ndërsa një i tretë tha se sulmi do të vinte nga Bjellorusia”.

Por të gjithë janë 100% të sigurt që Rusia do të sulmojë.

RonaTyra

“Ata kanë dhënë dorëheqjen vetë,” tha Fadek. “Por ata janë jashtëzakonisht të relaksuar. Nuk ka asnjë shenjë nervozizmi në fytyrat e tyre. Ata janë gati të luftojnë.edhe pse nuk duan. Unë i pyeta, “A e doni këtë luftë?’ Dhe ata thanë: ‘Sigurisht që jo.’ ”

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë në vite, me një grumbullim të trupave ruse pranë kufirit që nxit frikën se Moska mund të nisë së shpejti një pushtim. Kremlini ka mohuar se po planifikon të sulmojë, duke argumentuar se mbështetja e NATO-s për Ukrainën përbën një kërcënim në rritje në krahun perëndimor të Rusisë.

Në Muratova, një qytezë ukrainase rreth 20 minuta nga fronti i luftës, njerëzit janë shumë më tepër nervozë sesa ushtarët, thotë Fadek për CNN. Por edhe ata, duket se i janë dorëzuar fatit. “Do të ndodhë”, tha një fermer, “askush nuk mund të bëjë më asgjë për ta ndaluar”.

 

/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu