Vidal ka një ëndërr

0
Gjigandi

Arturo Vidal ka rrëfyer për mediat e klubit se si e ka përjetuar mbylljen prej Covid-19 dhe rikthimin në stërvitje. Ndërkombëtari kilen këmbëngul se nuk është koha për t’u çlodhur. Në intervistën e tij ka jo vetëm fjalë, por edhe tituj gazetaresk, me siguri.

Kthimi në trajnim – “Ka qenë një gëzim i jashtëzakonshëm. Këto dy muaj mbyllje (karantine) ishin mjaft të gjatë. Kënaqesh shumë kur je në fushë me shokët tuaj, janë përvoja shumë të këndshme për t’u jetuar. Ishte emocionuese të ktheheshim, pas asaj që ndodhi. Me kolegët kemi biseduar edhe në distancë, duke treguar eksperiencat e secilit prej nesh në izolim. Tani jemi shumë mirë, do të përballemi me disa ndeshje mjaft të rëndësishme”.

Situata e të dëmtuarve – “Është shumë e rëndësishme për ne që të rikuperojmë Luis Suarez dhe të dëmtuarit e tjerë, sepse do të jenë dy muaj intensiv, me shumë ndeshje të ngjeshura. Ne duhet të jemi 100%, për të marrë maksimumin në garat ku luajmë. I kam parë të gjithë bashkëlojtarët mirë, me dëshirë të madhe për t’u rikthyer. Ne të gjithë jemi shumë mirë fizikisht, jemi përgatitur në shtëpi. Në maksimum nuk mund të jemi akoma, por shpresojmë së shpejti”.

Të luash pa tifozë – “Më pëlqen të luaj me publik, ndihem mirë dhe shumë entuziast në prani të tij, por duhet të adaptohemi, të përfitojmë nga të gjitha trajnimet që kemi pasur dhe të arrijmë qëllimet tona”.

La Liga – “Këto 11 ndeshje do të jenë 11 finale. Të gjithë jemi të qartë se na presin duele shumë të vështira, por kemi pse t’i besojmë vetvetes. Ne duhet të mendojmë për të fituar dhe ta bëjmë atë në mënyrën më të mirë”.

RonaTyra

Titulli (liga) i nëntë radhazi – “Do të ishte ëndërr e bërë realitet, po të fitoj nëntë tituj (liga) radhazi. Arritja e një rekordi të tillë është shumë e vështirë, por ende ndihem mirë, vazhdoj të luftoj për trofe. Pak lojtarë e kanë bërë këtë në histori, ndaj jam krenar. Shpresoj ta fitoj titullin e nëntën këtu te Barcelona”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu