Sonte në Pressing po diskutohet për gjigantin metalurgjik “Ferronikeli”, i cili ka ndërprerë prodhimin 6 muaj më parë si pasojë e krizës së çmimeve të energjisë elektrike në Evropë.
Drejtori Teknik në Ferronikel, Faruk Beqiri, ka treguar se si mund të ndihmojë Qeveria e Kosovës që kompania t’i kthehet punës.
“Nuk e kemi ngarkuar qeverinë që në dhjetor, janar ose në shkurt me bo zgjidhjen me rrymë por së paku në mars kur konsumi bie. Ne krejt e kemi dëgjuar në media se ka pasur eksport të rrymës me një çmim të caktuar që ka qenë nën çmimin e berzës, kështu që rrymë ka për me furnizuar Ferroniklin. Ferronikli nuk kërkon që të furnizohet qind për qind me rrymë por 30 – 40 për qind të 50 megavatshit. Kjo është 2 për qind e prodhimit të KEK’ut”,
shpjegoi Beqiri.
“Ajo rrymë që na jepet neve ndoshta dy-trefishohet në të ardhura mandej në buxhet të shtetit. Kjo është zgjidhja”
, shtoi ai.
Ndërkohë opinionistja Donika Kadaj-Bujupi sqaroi se nuk bëhet fjalë për problem teknik në furnizimin e Ferronikelit me energji elektrike nga KEK’u.
“Është diku 10 Km linja e furnizimit, nuk bëhet fjalë për problem teknik. Domethënë është 10 km linja e furnizimit edhe rryma në vend se me u eksportu me çmime të lira, me çmime përafërsisht të njëjta mundet me iu shit një kompanie prodhuese industriale vendore e cila i ka dy mijë punëtorë nën përgjegjësinë e saj dhe e cila është 10 km larg prej KEK’ut”,
tha Donika Kadaj-Bujupi.
“Gjithë kjo neglizhencë në një moment kur është e mundur zgjidhja, për mendimin tim është krejt e pakuptimtë”,
tha ajo.