Konjufca: Muaji i shenjtë i Ramazanit, sprova hyjnore e harmonisë, dhembshurisë dhe dashamirësisë

0
Konjufca: Muaji i shenjtë i Ramazanit, sprova hyjnore e harmonisë, dhembshurisë dhe dashamirësisë
Gjigandi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e fesë islame, duke thënë se ky muaj i Ramazanit të jetë i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit.

Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ka thënë që uron që ky muaj i Ramazanit të jetë i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit.

“Ai nxit bujarinë, mirësinë dhe ndjenjën e bukur të solidaritetit dhe vëllazërisë. Ritualet shoqërohen me lutje të shtuara dhe përpjekje më të bashkërenduara për të dëgjuar e recituar fjalët e Kuranit të Shenjtë dhe për të jetuar një jetë etike. Përveç disiplinës fizike, Ramazani inkurajon edhe rritjen e detyrave intelektuale dhe shpirtërore. Agjërimi kërkon t’i nënshtrojmë pasionet tona të ulëta dhe t’i luftojmë zakonet e këqija shoqërore. Shërben gjithashtu si një kujtesë e rëndësishme e përgjegjësisë sonë sociale dhe etike ndaj mbarë njerëzimit”.

“Në këtë mënyrë, muaji i Ramazanit ka mundësi të na afrojë edhe më shumë me Krijuesin tonë. Le ta ripërtërijmë angazhimin dhe përkushtimin ndaj kërkimit tonë shpirtëror, që e çon secilin prej nesh kah ndriçimi shpirtëror dhe drejt përmbushjes së përgjegjësive tona, duke aspiruar virtytet më të larta. Për të gjithë besimtarët e fesë islame dëshiroj që ky muaj i Ramazanit të jetë i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit! E paqit sa më të lehtë agjërimin tuaj”,

ka thënë Konjufca.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu