Veshja e Messit bëhet hit: Mbante një valixhe shumë të shtrenjtë dhe një xhup me shumë ngjyra

0
Veshja e Messit bëhet hit: Mbante një valixhe shumë të shtrenjtë dhe një xhup me shumë ngjyra
Gjigandi

Lionel Messi iu bashkua kombëtares së Argjentinës, ndërsa veshjet e tij simpatike u bënë shpejt hit në rrjetet sociale.

Sulmuesi i PSG-së nuk njihet për tërheqjen e tepërt të vëmendjes me veshje, por këtë herë gjërat ishin ndryshe pasi ai u shfaq me një xhup ngjyrë hiri të ‘Dsquared2’ me motive ngjyrë ylberi, duke i kombinuar të gjitha me pantallona të së njëjtës markë.

Megjithatë, veshja e Messit shkoi një hap më tej, pasi edhe valixhja e tij binte në sy.

Basta de hacer chistes con la ropa de Messi, mira si en una de esas lee todo lo que dicen de cómo se viste y se pone mal? Pobre, le llegan a generar una mínima mueca de tristeza a Messi y no queda ni una cornuda en pie en esta red social. Aviso pic.twitter.com/KsPnB2ggKL

– La Scaloneta 🇦🇷 (@LaScaloneta) March 22, 2022

RonaTyra

Përkatësisht, ishte një valixhe ‘Louis Vuitton’ që kushton 3900 euro. Edhe çanta e shpinës që mbante ishte e së njëjtës markë dhe nga i njëjti koleksion me valixhen ku edhe vlera e saj është 2900 euro.

Xhupi që ai kishte veshur shitet 445 euro, ndërsa xhinset janë 590 euro.

Atletet e tij janë të markës ‘Dolce & Gabbana’, të cilat ylli argjentinas i vesh shpesh dhe çmimi i tyre është 650 euro.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu