Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, të martën (12 prill) solli këngën e re “Ma shumë se ti”.
Ajo erdhi në bashkëpunim me DJ Geek, projekt ky i punuar nga artisti Vig Poppa.
Kënga i dedikohej tërësisht ish-partnerit të saj, aktorit nga Vlora, Donald Veshaj, me të cilin u njoh dhe krijoi një lidhje në Big Brother VIP, por që u ndanë menjëherë pas spektaklit.
Në klip përpos tekstit, u komentua edhe dukja e veçantë ‘Catwoman’ e artistes 27-vjeçare.
Kjo paraqitje e Trixës në total kushton 1093 euro, ku kostumi kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.
Kënga ndryshe u prit mirë dhe për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e 800 mijë klikimeve në YouTube.
Në anën tjetër, Donaldi pas ndarjes nga Beatrix ka lënë të nënkuptohet se dëshiron ta rikthej sërish prezantuesen Bora Zemani, me të cilën ishte në një romancë dashurie për më shumë se tri vjet.
/abc24.al/