Hellas Verona ka konfirmuar se Marash Kumbulla ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë në kofshën e djathtë.
Lajme të këqija për trajnerin Ivan Juric përpara ndeshjes kundër Atalanta.
Verona ka konfirmuar se testet e sotme kanë treguar se Marash Kumbulla nuk do të jetë në gjendje të luajë për disa ditë apo edhe javë, për shkak të problemeve muskulore.
“Pas vizitave specifike që lojtari iu nënshtrua sot, e Premte, 17 korrik, u mësua se Kumbulla ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë të tërheqjes muskulore në kofshën e djathtë.
“Nuk dihet koha e rikuperimit aktualisht”, shkruan ndër të tjera klubi.
Lëndime të tilla, zakonisht i lënë lojtarët jashtë për së paku 2 javë, deri në 3 apo edhe 4 javë.
20-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje për ‘Gialloblu’ deri më tani dhe ka ndihmuar të besuarit e Juric që të ngjiten në pozitën e nëntë në renditjen e Serie A.