Vendoset gurthemeli për renovimin e stadiumit të Gjakovës

0
Gjigandi

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini bashkë edhe me  Ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe shumë ish – futbollistë e tifozë futbolli, sot e kanë vënë gur themelin për stadiumin e ri të qytetit të Gjakovës, një projekt ky i shumëpritur për sportdashësit gjakovarë.

Në ceremoninë e këtij gur themeli, kryetari Gjini ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për Gjakovën, pasi kërkesa për një objekt të tillë sportive është shumë e hershme dhe rruga për të arritur deri tek kjo ditë ka qenë shumë e vështirë.

Ai ka shtuar se stadium i qytetit do të jetë një vepër e rëndësishme, e cila përveç që do të ofrojë një strehë të mirë për futbollistët dhe adhuruesit e futbollit, në të njëjtën kohë do të jetë edhe një vepër e bukur arkitektonike me të cilën do të mburret Gjakova.

Nga ana tjetër, ministrja Vlora Dumoshi, ka thënë se Gjakova si qyteti por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar e meritojnë një objekt të tillë, prandaj edhe është shprehur tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund.

Ndryshe, paraprakisht, kryetari Gjini dhe ministrja Dumoshi kanë zhvilluar edhe një takim të përbashkët, në të cilin është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin dhe përfundimin e projektit të fushave të tenisit, një tjetër projekt madhor për komunën e Gjakovës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu