Vendimi/ Miratohet traktati i ekstradimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë amerikane

0
Gjigandi

Qeveria ka miratuar traktatin e ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Kujtojmë se, deri me tani Shqipëria nga SHBA për ekstradimet përdorte një marrëveshje që në kohën e Mbretit Ahmet Zogu.
 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË TRAKTATIT TË EKSTRADIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të traktatit të ekstradimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu