Ndeshjet e mbetura në La Liga, Real Madridi nuk do t’i luajë në “Santiago Bernabeu”.
Një ndër stadiumet më të mira në botë është duke u rinovuar, punët kanë nisur me t’u ndërprerë futbolli për shkak pandemisë dhe ideja Realit është që të vazhdojnë ato në pjesën e fushës deri në shtator, me shpresën se do të përfundojnë për të nisur sezonin e ri.
Kështu, shtëpia e radhës e skuadrës së Zinedine Zidane do të jetë stadiumi “Alfredo di Stefano”, ku luan ekipi i dytë, Real Madrid Castilla.
Për të njohur më mirë shtëpinë e tyre të re, Zizu vendosi që të shtunën të zhvillojë një ndeshje, duke ndarë skuadrën në dy ekipe.
Real Madrid është në vendin e dytë, dy pikë prapa Barça.
Ndeshjen e radhës ata do ta zhvillojnë në shtëpi të dielën kundër Eibar, me 14 qershor nga ora 19:30.