Vëllai i Fadil e Xhevdet Muriqit drejton klubin e njohur gjerman 

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Vëllezërit Muriqi, Fadili, Xhevdeti, Xhevati, që të tretë jetojnë jashtë Kosovës. Fadili në Australinë e largët, ndërsa Xhevdeti në Hannover të Gjermanisë dhe Xhevati në Munih!  Vëllai i vogël i legjendave të futbollit, Xhevati, është trajner i skuadrës së njohur gjermane,  Munich 1860 II, që garon në Oberliga Bayern – grupi i Jugut dhe renditet në vend të shtatë me 33 pikë të mbledhura pas 23 jave.  

Xhevati në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se është i lumtur që është në një klub me renome siç është Munich 1860 II dhe që vazhdimisht e furnizon me lojtar të talentuar ekipin e parë, Munich 1860.  Ai flet edhe për vëllezërit e tij, që i ka përcjellë në kohën kur luanin për gjeneratën e artë të KF Prishtinës.  

Xhevati, kujton kohën kur ishte si futbollist i Besës në fund të viteve të 80-ta. “Kam filluar karrierën në Besë të Pejës me juniorë. Kalova në Besë atëkohë, ku ishin ditë të vështira dhe u ndërpre aktiviteti i kësaj skuadre, sa e dij në vitin 1988-1989 për shkak të rrethanave të njohura për secilin atëkohë.

RonaTyra

E lash futbollin për një kohë edhe pse ekzistonte klubi tjetër pejan me emrin Buduçnosti dhe me lojtarë shumica shqiptarë, por më vonë u mor vendimi që të shkëputen nga futbolli ish jugosllav, u formua përsëri Besa.  Duhet kujtuar, se kam luajtur dy a tri lojë edhe në ligën ndërrepublikane – grupi i lindjes,  por më vonë u detyrova të ikë nga Kosova për në shtetet e perëndimit”, tha Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

 “Bota sot”: Jemi në kohë pandemie – Covid 19, si i zhvilloni stërvitjet me lojtarët? 

Xhevat Muriqi:  Në përgjithësi po angazhohem! Secili lojtar deri me tash ka programin se si duhet vepruar dhe çfarë duhet punuar. Për momentin, sipas të gjithave  gjasave, ekziston mundësia që nga e hëna ose dita e martë, mund të fillojmë stërvitjet të ndarë në grupe me nga 4 lojtarë plus trajneri.  Deri me tash kanë qenë të ndaluar stërvitjet për shkak të pandemisë, por tani janë disa rregulla kur i fillojmë ato dhe duhet t’iu përshtatemi. Sado kudo me iu kthye fushës së blertë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?
Xhevat Muriqi:
Kryesoja është që ekipi Munich 1860 apo U-21, me  krijuar sa më shumë lojtarë dhe me dërguar sa më shumë talent në ekipin e parë, Munich 1860. Mosha mesatare në ekipin tonë sillet diku 19 vjeç. Kemi ekipin shumë të ri. Qëllimet tona janë sa më shumë lojtarë me dërguar në ekipin e parë, sepse jemi anëtar të një ekipi, kemi marrëdhënie të shkëlqyera, komunikojmë për secilin lojtar që të jetë më afër ekipit dhe sipas nevojës në ekipin e parë. Ne dërgojmë lojtarë në stërvitje në ekipin e parë, por edhe ata kur kanë nevojë çojnë lojtarë të ekipi ynë, derisa të përgatiten fizikisht dhe të janë të gatshëm në praktikë, për lojë. Ky është qëllimi ynë. 

“Bota sot”: Cilat janë kushtet?
Xhevat Muriqi:
Kushtet janë shumë të mira në Munich 1860 II, ku para disa viteve ka qenë edhe në rangun më të lartë ekipi Munich 1860. Janë ekip shumë profesionale, edhe sa i përket kushteve nuk iu mungon asgjë. 

“Bota sot”:  A ka edhe ndonjë lojtar shqiptar në ekip?
Xhevat Muriqi
: Është një lojtar shqiptar, Leart Sylejmani, i cili është i lënduar. Ai ka qenë më parë në Bayernin e juniorëve. E kanë pas thirr me luajtur edhe për Kosovën U-17, sa jam i informuar. 

“Bota sot”: A kontaktoni me vëllezërit Fadilin dhe Xhevdetin, a merrni këshillat nga legjendat?
 Xhevat Muriqi:
Definitivisht komunikojmë, më së paku një herë në fundjavë. Me Xhevdetin më shpesh sepse nuk kemi dallim kohe, se Fadili është në Australi e koha dallon shumë dhe nuk dua me ia prish gjumin (qeshet), por flas çdo fundjavë me të.

Sa i përket këshillave normalisht se këshillohem me ta.

Si çdo shqiptar i lindur në vitet e 70-ta, e kemi përjetuar atëkohë të legjendave, kur kemi pa lojërat e Prishtinës. Ishin imponim edhe për mu dhe për shumicën shqiptare, për të gjitha trojet shqiptare që ta përcillnim Prishtinën, që shkëlqente atëkohë në ligën e parë ish jugosllave. Vëllezërit e mi i takojnë gjeneratës së artë të Prishtinës dhe kjo ishte një arsyeja e madhe edhe për mu, që të isha në përcjellje të tyre, gjurmë e tyre ishin të mëdha  dhe unë jam mbet diku në gjysmë të rrugës (qeshet).

“Bota sot”: A e përcillni futbollin e Kosovës?
Xhevat Muriqi:
I kemi kanalet dhe të gjitha në shqip, kemi mundësinë me e përcjell çdo fundjavë ndeshjet në Kosovës apo reportazhet, jo nga brenda për nëpërmes mediave televizive, varet sa janë reale. 

“Bota sot”: Po kombëtarja e Kosovës?
Xhevat Muriqi:
Kombëtarja e Kosovës është duke bërë më të mirën për momentin, duke na mburrë gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm ne të Kosovës, por të gjitha trojet shqiptare. Një gjeneratë shumë e mirë duke na ka bërë të lumtur, do të ishte diçka e papërshkrueshme nëse kualifikohet në Kampionatin Evropian. Kapacitetin e ka dhe kanë mundësi, por kryesorja të mos kemi lëndime të rënda të lojtarëve kryesorë, të marrin suksesin që do të në bëjë krenarë të gjithëve. 

“Bota sot”:  Sa është vështirë të punohet në Munich 1860 II?
Xhevat Muriqi:
Shiko, për mu nuk është vështirë, sepse në disa klube që isha më herët, me sigurti ka qenë puna e vështirë, ndërsa gjërat materiale ashtu si janë në Munih 1860 II është shumë e lehtë të punohet. Jemi për ekip dhe për suksese sportive, në klubet tjera kam qenë edhe si trajner edhe si menaxher, kishim  probleme, nuk kishim edhe mundësi siç janë kushtet fenomenale në Munich 1860. Kryesorja për ne është të mbetem në ligë, të krijojmë sa më shumë futbollist.

“Bota sot”: Cilat klube janë rival më të mëdhenj në luftë për ekzistencë?
Xhevat Muriqi:
Ka klube tjera, për nga emri nuk janë në renomenë e Munich 1860 II por kanë lojtarë me përvojë. Ne e kemi mesataren 19 vjeç, dy – tre lojtarë 17 vjeç, kështu që nuk është qëllimi ynë hyrja në ligë, por të mbetem në ligën e parë të Bayernit. Të krijojmë sa më shumë futbollistë për ekipin e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu