Një hidraulik rus që kishte pranuar përdhunimin dhe vrasjen e nëntë viktimave është gjetur i vdekur sot në stacionin e policisë ku po mbahej.
53 Andrey Yezhov ka pranuar vrasjen e grave që prej arrestimit të tij në mesin e qershorit. Dje trupi i tij u gjet i varur në qendrën e paraburgimit.
Yezhov është me origjinë nga qyteti i Kashira në perëndim të Moskës, dhe u ndalua kur një grua 88 vjeçare u gjet e vdekur me shenja dhune seksuale.
Mediat vendase thonë se Yezhov pranoi vrasjen e gruas së moshuar së bashku me tetë vrasje-përdhunime të tjera gjatë dhjetë viteve të fundit.
Hidrauliku ka pranuar dhe përdhunimin e një vajze 10-vjeçare që kishte shpëtuar prej tij, por ai e kishte gjetur dhe e vrau në janar të këtij viti. Për krimin e fundit ai u zbulua nga gjurmët e ADN-së.
Yezhov mbahej në qendrën e paraburgimit Noginsk ku u gjet dje i varur.
Shërbimi rus i burgjeve tha se Yezhov qendronte në qeli vetëm.
Në disa pamje pas arrestimit të tij i dyshuari pranonte vrasjet seriale duke thënë: “Pranoj vrasjet edhe përdhunimet e shumta gjatë 10 vjetëve”. Më tej në dataje ai tregon dhe për vjedhje që kryente në shtëpitë e viktimave.
Burimi: top-channel.tv