Vdes ish futbollisti i njohur i Kosovës

0
Gjigandi

Sot ka ndërruar jetë ish futbollisti i njohur i Lirisë së Prizrenit, Qamil Luli.

“E nderuar Familje Luli!
Të nderuar drejtues, anëtarë dhe tifozë të KF “Liria”

 

Me pikëllim të madh e pranuam lajmin se në moshën 64-vjeçare në Helsinki ka ndërruar jetë më i dashuri juaj, Qamil Luli, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Qamili ka qenë futbollist i spikatur i KF ‘Liria’ në vitet e 80-ta, kur kjo skuadër ishte në zenitin e saj, derisa viteve të fundit ishte duke jetuar larg vendlindjes.

RonaTyra

Ata që e njohën gjithmonë e kanë vlerësuar Qamilin si një sportist të vërtet dhe me integritet të lartë. Ai ishte njeri i urtë dhe i afërt si me gjeneratën e tij, ashtu edhe me gjeneratat e reja.

Largimi i tij nga kjo jetë është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit prizrenas dhe atij kosovar në përgjithësi, por kontributi dhe virtytet e tij do të kujtohen gjithmonë.

I paharruar qoftë kujtimi për Qamil Lulin!”,  shkruan në letrën ngushlluese të Agim Ademit, president i FFK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu