Vdes ikona e sportit hungarez

0
Gjigandi

Sporti hungarez sot ka marrë një lajm të zi. Ikona e vaterpolos Tibor Benedek, ka ndërruar jetë sot në moshën 48-vjeçare.

Lajmi e ka bërë të ditur Federata e Vaterpolos e Hungarisë e cila është shprehur e tronditur.

Ai ishte njëri prej sportistëve më të popullarizuar në Hungari, por ishte sëmundja ajo që e pengoi në shumë objektiva që kishte dhe e detyroi në muajin maj të largohet nga çdo aktivitet  sportiv.

Benedek ishte kampion i trefishtë olimpik, e më pas edhe seleksionues i Hungarisë, derisa ka fituar dhjetëra tituj vendor e ndërkombëtar.

Pos medaljeve të arta olimpike të fituara me Hungarinë më 2000, 2004 e 2008, po ashtu fitoi edhe tituj të botës e të Evropës.

RonaTyra

Shtatë herë u shpall kampion në Itali, gjashtë herë në Hungari, ndërkohë që pesë herë e fitoi Euroligën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu