Zef Mazi: Detyra si kryenegociator përgjegjësi e madhe për mua!

0
Gjigandi

Kryenegociatori për Zhvillimin e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi, në deklaratën për media deklaroi se detyra që i është dhënë ka përgjegjësi të mëdha, më së pari për vendin.

Zef Mazi: Detyra si kryenegociator është një detyrë e përgjegjësi e madhe për mua. Detyra që kemi përpara është e vështirë dhe komplekse. Në Ministrinë e Jashtme ka një bërthamë të disa diplomatëve, të cilët janë aty akoma, edhe pse qeveritë kanë ndryshuar. Doja të falënderoj kryeministrin për detyrën e ngarkuar. Do të funksionoj si avokati më i mirë i Shqipërisë, do të kem raporte shumë të mira me BE. Duhet të gjejmë rrugët për të plotësuar kushtet për integrim.
Kaq shumë rëndësi që ekipi të funksionojë në mënyrë harmomike. Kjo është garë e gjatë, por qëllimi është i njëjtë për të gjithë shqiptarët. Unë do flas me tqë gjithë faktorët politikë në vend, sepse integrimi ka nevojë për partitë, për zërat e shoqërisë civile. Po punohet për Akademi për Integrimin në vendin tonë. Ekipi i kryenegociatorit do të ketë 3-4 persona. Vakancat do të bëhen publike që t’i jepet mundësia çdokujt që mendon se ka aftësi të aplikojë. Do kemi mundësi që të zgjedhim më të kualifikuarit.
Zef Mazi teksa zbuloi moton që do udhëheqë punën e ekipit të tij, që tha se do të përbëhet nga shumë pak persona, nënvizoi se kjo është “një rrugë e gjatë me sfida e vështirësi, do të kemi edhe pengesa, por motoja unë mendoj që duhet të jetë “jo kjo gjë nuk bëhet” por të gjejmë rrugën për të bërë atë që duhet të bëjmë në plotësim të kushteve”.
“Ju kryeministër përmendët mijëra faqe, janë 130 mijë faqe, në 35 kapituj, ndaj ka shumë rëndësi ekipi, sukses i misionit, është kur ekipi funksion i koordinuar duke ruajtur ritmin e kryerjes së detyrave, as ulje e as nxitim i madh, se këtu kemi maratonë të gjatë dhe eksperienca është që ato që na ka treguar se ata që e nisin me vrap nuk bëjnë dot as gjysmën, është garë e gjatë, qëllimi është i madh dhe është i njëjtë, detyra ime do jetë që tu dëgjoj, sqaroj ,kërkoj pa asnjë shmangie e ulje ritmi duke biseduar me gjithë aktorët, pasi ka nevojë të plotë të mbështetjes, presidentit, kryetarit të parlamentit, qeverisë, akademikëve shoqërisë civile, mediave.
Kemi folur edhe për një akademi integrimi. Suksesi i punës ka më shumë rëdnësi se preferencat individuale, unë vij në këtë post i nderuar, pas shumë vitesh pune jashtë shtetit, në organizata botërore ndërkombëtare, ka qenë një vlerësim mjaft i madh, por ky post që kam sot e kam pas nderin të caktohem prej jush, është emocionalusht shumë i vecantë, krenari dhe nder se unë do punoj bashkë me ju, për vendin tim, për shtetin tim”, tha Mazi.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu