Vdes 5 vjeçari, gjyshja në gjendje të rëndë pas sulmit horror nga grerëza

0
Gjigandi

Një djalë 5-vjeçar ka vdekur ndërsa gjyshja e tij po lufton për jetën në spital pasi u sulmuan nga grerëzat në Kamboxhia.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në provincën jugore Takeo. 62 vjeçarja Chen Oeurn, 62 dhe nipi i saj Morn Kakakda ishin duke prerë një pemë palme për të ndërtuar një kotec pulash.
Por aksidentalisht ato goditën një fole grerëzash teksa prisnin gjethet e pemës dhe u sulmuan, tha zëdhënesi i policisë vendase, kolonel Chuon Samang.
62-vjeçarja dhe nipi i saj pesë vjeçar u sulmuan nga rreth 30 grerëza. Ata pësuan pickime të shumta në fytyrë, qafë dhe në gjoks.
Gjyshja dëshpërimisht u përpoq të shpëtonte nipin e saj duke e transportuar në shtëpi, por pesë vjeçari vdiq në shtëpi pak pas sulmit. 62 vjeçarja u dërgua në spital nga fqinjët dhe mbetet në gjendje të rëndë.
Zëdhënësi i policisë shtoi: “Duke prerë gjethet, Oeurn goditi aksidentalisht një fole grerëzash që varej nga gjethet. Rreth 30 prej tyre menjëherë sulmuan dy viktimat”.
Policia nxiti më tej njerëzit të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse sulmohen nga grerëzat pasi pickimet mund të jenë fatale.
Grerëzat i sulmojnë njerëzit vetëm kur ndjehen të kërcënuara, por një grerëz në telashe lëshon një kimikat që i sinjalizon të tjerave në afërsi, të sulmojnë.
Fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me alergji janë më të ndjeshëm ndaj pickimeve.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu