Vdekja e 30-vjeçares disa ditë pas lindjes/ Reagon Materniteti “Koco Gliozheni”

0
Gjigandi

Materniteti “Koco Gliozheni” ka sqaruar të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë ku e reja me inicialet M.V., ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës në këtë spital. 30-vjecarja mësohet se ishte shtruar në maternitet më datë 28 janar dhe sipas mjekëve “nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese”.

Në reagimin për mediat, spitali thotë se e reja ka kryer lindje natyrale e cila ka shkuar mirë dhe se pas 48 orësh qëndrimi në spital, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

“Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë”, thekson materniteti në reagimin zyrtar.

Reagimi i Maternitetit:

SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.

RonaTyra

30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.

Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu