Me pistoletë e kokainë në makinë në ish-Bllok; arrestohen 2 persona (Emrat)

0
Gjigandi

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy djem, teksa lëviznin me automjet në një nga rrugicat e zonës së ish-Bllokut, me armë zjarri tip pistoletë dhe lëndë narkotike tip kokainë.

Gjatë operacionit të koduar “Double”, në rrugën “Brigada 8”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Elis Xherahu 39 vjeç dhe pasagjer shtetasin Erdit Tefhasani.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me municion luftarak, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Double”.

RonaTyra

Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion luftarak dhe një sasi kokaine.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, në zonën e Ish-bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Brigada 8”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Xh. dhe pasagjer shtetasin E. T. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me municion luftarak, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Xh., 39 vjeç dhe E. T., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu