Ndeshjet e fazës së parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për seniore u zhvillua në Bosnjë e Hercegovinë.
Në kategorinë e femrave, Kosova u përfaqësua nga pingpongistet Linda Zeqiri, Alma Mehmeti, Shega Hashani, Jeton Azizi (trajner) dhe Ridvan Hashani (udhëheqës i delegacionit) ku në kuadër të grupit C është ndeshur me Izraelin, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, dhe Qipron.
Vashat patën paraqitje shumë të mira dhe në momente të caktuara u mungoi vetëm fati për të shënuar fitore sikurse në ndeshjen kundër Qipros ku ishin 4 match point që ndeshja të përfundonte në favor Kosovës. Vlen të përmendet mosha e re e ekipit të senioreve ku pjesë e këtij ekipi ishte Shega Hashani e cila ende është në kategorinë U17 që nënkupton një ekip me moshë shumë të re dhe me perspektivë për rezultate në të ardhmen.
Rezultatet
Kosova – Izraeli 0:3
Bosnje dhe Hercegovina – Kosova 3:0
Kosova – Mali i Zi 1:3
Kosova – Qipro 2:3