Superndeshjet e ditës së sotme në Premierligë dhe Serie A

0
Gjigandi

Në Premier League dhe Serie A, javët e kampionatit i lënë shumë shpejt vendin njëra-tjetrës pasi luhet çdo 3 ditë.

Këtë të shtunë nis java e 30-të e Serie A me tre takime intriguese. Vëmendja shkon padiskutim te derbi i Torinos që do të luhet në orën 17:15 në Allianz Stadium. Juventusi do të kërkojë fitoren e 4-t radhazi pas pandemisë përballë një kundërshtari që është në krizë rezultatesh por edhe identiteti pasi Torino në këtë sezon lufton për mbijetesë.

Skuadra Granata ka arritur ta ndalë dy herë Juven në shtëpinë e këtyre të fundit në 5 sfidat e fundit që kanë zhvilluar në Serie A dhe një barazim do të konsiderohej si një fitore për skuadrën e Longos sot.

Në krahun tjetër Juvja e Sarrit pasi ka rigjetur formën optimale synon ta thellojë përkohësisht në +7 avantazhin ndaj Lazios së vendit të dytë. Titullar në portën e bardhezinjëve pritet të luajë Buffon i cili mund të vendosë një tjetër rekord përsa i përket prezencave në Serie A ndërsa në sulm Sarri nuk ka ndërmend të kursejë dyshen Ronaldo-Dybala.

Përsa i përket Torinos, Baselli është mungesa e vetme, teksa dyshja sulmuese Belotti-Verdi do të kërkojë t’i vendosë shkopinjtë nën rrota bardhezinjëve.  Në orën 19:30 luhet sfida Sassuolo-Lecce ndërsa në mbrëmje Lazio pret në kryeqytet Milanin pa dy prej sulmuesve të saj kryesorë Immobile dhe Caicedo që sëbashku kanë realizuar plot 37 gola në këtë sezon.

RonaTyra

Për të mos ju ndarë Juves Simone Inzaghi do të mbështet te dyshja Luis Alberto-Joaquin Correa me këtë të fundit që rezultoi celësi fitues edhe në ndeshjen e fazës së parë të zhvilluar në San Siro. Në krahun tjetër pritet ta nisë që nga fillimi sfidën gjigandi suedez Zlatan Ibrahimovic. Kjo sfidë do të startojë në orën 21:45, transmeton SS.

Në këtë të shtunë nuk do të mungojnë as duelet e Premier Leagues angleze që vjen me javën e 33-të. Misioni Champions për Manchester United kalon nga dueli shtëpiak i orës 16:00 ndaj Bournemouth që është në vështirësi serioze dhe pozicionohet në zonën e rënies nga kategoria.

Në orën 18:30 Wolves një tjetër skuadër që kërkon të kualifikohet në grupet e Champions League pret Arsenalin e Mikel Artetës ndërsa në mbrëmje Chelsea do të kërkojë të rikthehet menjëherë te fitorja dhe të ruajë vendin e 4-t në sfidën ndaj Watford.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu