Van Bronckhorst synon stolin e Arsenal ose Rangers

0
Gjigandi

Gio nuk ka shprehur dëshirën që të drejtojë skuadrën e Arsenal ose atë të Rangers.

Ish reprezentuesi i kombëtares së Holandës, Giovanni van Bronckhorst ka thënë se shpreson që një ditë të drejtojë skuadrën e Arsenal, ose atë të Rangers, pas inspirimit që ka marrë nga Pep Guardiola.

Aktualisht, ish mbrojtësi i Barcelonës drejton një skuadër në Superligën e Kinës, por Britania e Madhe mbetet cak për të.

“Për momentin po e shijoj punën time në Kinë”, ka thënë van Bronckhorst.

“Por, si lojtar kisha ambicie, dhe si trajner kam ambicie. Premierliga për mua është liga numër një në botë dhe do të doja të punoja atje. Për mua kjo është një ambicie”, ka shtuar holandezi, i pyetur nëse do të punonte në Britani.

RonaTyra

Van Bronckhorst ka qenë në regjistrat e Arsenal mes viteve 2001 dhe 2003, kur regjistronte 41 paraqitje. Ai pati aventurë edhe me Rangers, kurse një të tillë synon ta ketë edhe si trajner.

Pozitat e Mikel Arteta dhe Steven Gerrard janë vështirë të prekshme aktualisht, por Gio mund të punojë akoma për t’u futur në konsideratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu