Vajza 4-vjeçare e këngëtarit të njohur përlot të atin pas gjestit të saj për fëmijët e prekur nga kanceri

0
Gjigandi

Artisti Besnik Qaka, i njohur për publikun si vokalist i “NRG Band” por edhe për projektet e hitet e tij ndër vite, së fundmi, ka qenë në qendër të vëmendjes, jo për punën si artist por si babai i 4 vjeçares, Una. Vogëlushja ka vendosur që flokët e saj t’i dhurojë për fëmijët e prekur nga kanceri, ndërsa gjestin e saj të vecantë Besniku e ka treguar në një intervistë ditën e djeshme tek emisioni “Rudina”.

Ai tha se vendimi i vajzës së tij ka ardhur krejt rastësisht, teksa tregoi se ai dhe partnerja ishin përlotur nga ky gjesti i saj, madje nuk arriti të mbante as lotët teksa fliste për të bijën. Besniku tregoi se sa krenar është për vajzën dhe shprehet se është e rëndësishme që fëmijët të ndërgjegjësohen për sëmundjet e vështira me të cilat mund të përballen fëmijët e tyre.

Në fakt, kjo ka ndodhur rastësisht sepse ne kemi shkuar, zakonisht fëmijët i çojmë në kontroll, kontrollet rutinore që bëjmë te mjeku, i kemi pasur atje. Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?” Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”. U tregua e gatshme, ne e kemi pritur një ditë, dy ditë se kjo është fëmijë, është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe për të tretën e katërtën herë përgjigjja ka qenë e njëjtë. “Po, dua t’ia dhuroj flokët fëmijëve që janë të sëmurë me kancer”. Prej andej e çuam te parukieri dhe Una i preu flokët e i ka kështu”- tregoi këngëtari.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu