Dhunuan për vdekje të moshuarin, Gjykata e Fierit lë në burg dy grabitësit

0
Gjigandi

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy të rinjtë që dhunuar për vdekje 89-vjeçarin Caush Shehaj, pasi tentuan që të grabisin banesën e tij.

Në seancën e sotme pala mbrojtëse ka kërkuar analizë gjaku për të parë nëse dy autorët janë përdorues droge. Të tre të ndaluarit përfshirë dhe 16-vjeçarin e ndaluar për moskallëzim krimi kanë dhënë gjatë përballjes me togat e zeza deklarime kontradiktore midis tyre duke evidentuar faktin se i mituri ka deklaruar se të tre janë përdorues hashashi.

Një prej tyre Musa Godo nuk është një figurë e panjohur për blutë e Fierit pasi kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për përdhunimin e një 23-vjeçareje në Fier.

Dy autorët e grabitjes në Mallakastër Ervis Halimi dhe Musa Godo kanë mbërritur në gjykatë të shoqëruar nga forca të shumta policia, ndërkohë familjarët e të moshuarit kërkojnë dënimin maksimal për autorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu