Nga Anglia drejt Shqipërisë me 15 mijë paund në valixhe, procedohet penalisht 26-vjeçarja

0
Gjigandi

Një 26-vjeçare është proceduar penalisht nga policia në Rinas pasi nuk ka deklaruar një shumë e konsiderueshme parash.

Uniformat blu raportojnë se gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases E.S., iu gjetën në valixhe 15 mijë paund të padeklaruara. Mësohet se e reja kishte udhëtuar nga Anglia drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Evidentohet dhe goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave.

RonaTyra

Sekuestrohen 15 000 paund, procedohet penalisht 26-vjeçarja që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu