Ushtronin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Tiranë

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi ushtronin lojëra fati në lokal.

Shtetasit me iniciale N. P., 40-vjeç dhe K. C., 33-vjeç akuzohen për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Sakaq i është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, 3 dekodera dhe 3 aparate celulare, të programuara për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Ticket 2″, për goditjen organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Goditen 2 raste të vënies së lokaleve në dispozicion për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihen në pranga pronarët e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ticket 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasit:

– N. P., 40 vjeç, pronar i një lokali në Paskuqan;

– K. C., 33 vjeç, pronar i një lokali në Laknas.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokalet e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 dekodera dhe 3 aparate celulare, të programuara për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu