Kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla ka pershendetur sot dhe ka uruar Kosoven e cila ka dorezuar sot zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin e shtetit në Këshillin e Evropës.
Sipas Ballës, tani,
“anëtarët tanë të Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës nga mazhoranca e opozita duhet të ulen menjëherë me delegacionin e parlamentit të Kosovës për të rakorduar gjithë strategjinë e komunikimit me grupet politike brenda asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.
Na duhet gjithë lobingu mos na ndodhë si na ndodhi larg qoftë kur ishte Saliu në pushtet që kaloi një raport i Dick Martit e delegacioni shqiptar për turp vajti votoi atje”.
Deklarata në Kuvend e Taulant Balla
Gjej rastin ta përshëndes sot në emër të grupit parlamentar të PS aplikimin e qeverisë së Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.
Gjëja e duhur në momentin e duhur nga qeveria e Kosovës, në kundërpërgjigje të Presidentit të Serbisë, agjenda e integrimeve euroatlantike e Kosovës e ka mbështetjen e fortë të pakursyer të Shqipërisë.
Anëtarët tanë të Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë parlamentare të këshillit të Evropës nga mazhoranca e opozita duhet të ulen menjëherë me delegacionin e parlamentit të Kosovës për të rakorduar gjithë strategjinë e komunikimit me grupet politike brenda asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.
Na duhet gjithë lobingu mos na ndodhë si na ndodhi larg qoftë kur ishte Saliu në pushtet që kaloi një raport i Dick Martit e delegacioni shqiptar për turp vajti votoi atje.
Pa dashje me dashje pastaj e flasim. Ajo që na duhet është ti themi sot Kosovës urime Kosovë e dashur.
Unë jam shumë i sigurt që sot konteksti brenda strukturës së asamblesë parlamentare të KiE, brenda numrave apo jo që janë aty është koha e duhur mos e vonojmë, vendimi i asamblesë parlamente të kalojë shumë shpejt e Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.
Le të jetë kjo hapi që na çon dhe në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara