​UP e MMPHI nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

0
​UP e MMPHI nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Gjigandi

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila ka për qëllim përcaktimin e kornizave të bashkëpunimit institucional në fushat me interes të përbashkët.

Rektori i UP-së, Naser Sahiti tha se UP dhe MMPHI do të bashkëpunojnë në zbatimin e projekteve, realizimin e praktikës profesionale për studentët, si dhe në harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore.

“Bashkëpunimi i UP-së me ministrinë mund të shtrihet edhe në kuadër të bordeve industriale që i kemi në fakultete, sidomos në drejtimet aplikative, ku mund të përfshihen edhe përfaqësues të ministrisë, për të shkëmbyer përvoja dhe të kontribuojmë në mënyrë reciproke,

” ka thënë rektori Sahiti.

Ndërsa ministri Liburn Aliu theksoi se një marrëveshje e tillë është e domosdoshme për përmbushjen e objektivave të të dyja institucioneve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

RonaTyra

Ai shtoi që ministria do të vlerësonte në veçanti bashkëpunimin në nivel të ekspertizave nga ana e UP-së, ku nevoja për një autoritet profesional është shumë e shprehur.

Nënshkrimi i marrëveshjes zyrtarizon zotimin e të dyja palëve drejt implementimit të aktiviteteve të përbashkëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu