Williani pritet që të largohet nga Chelsea në këtë verë, pasi kontrata i skadon më 30 qershor.
Nga 1 korriku, anësori brazilian është i lirë që të hap bisedimet me skuadrat e interesuara, mirëpo që marrëveshja mund të mbyllet edhe para se t’i përfundojë marrëveshja me The Blues.
Daily Mail raporton se Frank Lampard nuk ka shprehur interesim që t’i vazhdojë kontratën Willianit, e që largimi i tij është i pashmangshëm.
Braziliani mund të largohet nga Stamford Bridge, por jo edhe nga Liga Premier, pasi që Manchester United thuhet të jetë i interesuar.
Djajtë e Kuq mund të tentojnë transferimin e tij, duke i ofruar kontratë dyvjeçare.
Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen lojën e lojtarit dhe mund të përfitojnë nga përvoja e tij në ligën angleze.