Ultimatumi i opozitës së re: Lista të hapura ose nuk e votojmë reformën

0
Gjigandi

Në një tryezë ndryshe nga kjo e sotmja drejtuesit e opozitës parlamentare pritet te zhvillojnë një takim me kryetarin e Parlamentit nesër, i cili ka pranuar ti presë ne zyrën e tij për të dëgjuar shqetësimet e tyre sa i takon reformës zgjedhore. Ultimatumi 48 orësh për Kryeministrin qëndron ende në fuqi.

“Meqë është kryetar mazhorance dhe ka 77 vota ne Parlament kemi kërkuar te diskutojnë me te sepse anashkalohet institucioni më i lartë Parlamenti dhe zëvendësohet me këshillin politik. Nesër me Rucin takohemi në ora 9”, shprehet Murrizi.
Ditën kur kodi i ri elektoral të shkojë për miratim ne Kuvend opozita parlamentar nuk do jetë prezente ne seancë plenare për te shmangur rrjedhjen e votave ndërkohë Myslym Murrizi paralajmëroi radikalizim kasliomi.
“Pothuaj gjithë deputet që kërkuan qershorin e vitit te shkuar ndryshim sistemit rikonfirmuam firmën e tyre ne letrën dërguar zonjës Kim dhe Soreca duke treguar që i qëndrojnë vullnetit te tyre për te kondicionuar votën e tyre ne funksion te ndryshimit te sistemit zgjedhor”.
Opozita parlamentare ka kërkuar ndihmën edhe te krerëve te partive te vogla jashtëparlamentare me qëllim zhvendosjen e aksionin te saj jashtë dyerve te Parlamentit.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu