Ikën drejtori

0
Gjigandi

Xhemal Mustedanagiç nuk do të jetë me drej tori i ekipeve kombëtare pranë FSHF-së. Në këtë drejtori, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe vendosur që ish-trajneri i Kombëtares të mos e ketë më këtë post drejtues. “Panorama Sport” ka mësuar të gjithë planin dhe strategjinë që pritet të ndodhë në këtë drejtori të rëndësishme, peshën kryesore të së cilës momentalisht e mban trajneri Edi Reja.

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, një peshë të rëndësishme e ka zënë diskutimi për strategjinë që do të ndiqet me ekipet kombëtare. Drejtori i kësaj drejtorie ka qenë dhe është Xhemal Mustedanagiç.

Nga mbledhja e fundit, është vendosur që ish-trajneri i Kombëtares të zbresë nga ky post dhe t’i propozohet që të mbajë detyrën e tij të mëparshme, atë të përzgjedhësit të talenteve dhe elementëve të rinj për ekipet kuqezi.

Shpeshherë, ai e ka shprehur në rrethet e punës pranë ekipeve kombëtare që puna e preferuar për të është përzgjedhja e elementëve dhe jo drejtimi i kësaj drejtorie. Pritet se çfarë vendimi do të ndërmarrë vetë Mustedanagiç, për ta pranuar apo jo postimin në detyrën e mëparshme.

Xhemal Mustedanagiç është prej shumë vitesh pjesë  e FSHF-së, pasi ka ardhur në vendin tonë si ndihmës i ishtrajnerit të kuqezinjve, Josip Kuzhe. Mirëpo, në rolin e përzgjedhësit të elementeve të rinj, të paktën dy të fundit më të mëdhenj prej tij janë Marash Kumbulla dhe Armando Broja.

RonaTyra

Shkëlqimi i këtyre të fundit ka bindur edhe Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së, për të mos e larguar por mbajtur në rolin e përzgjedhësit. Duhet nënvizuar se për Kumbullën edhe ish-trajneri i Kombëtares U19 dhe ish-bomberi rekordmen i Kombëtares, Erjon Bogdani, ka pasur rol të rëndësishëm në afrimin e Kumbullës me ekipet kuqezi.

Gazeta ka mësuar se në strategjinë e re për drejtorinë e ekipeve kombëtare pritet që të caktohet një drejtor i ri. Së fundmi, mësohet se një italian është pikësynimi i federatës për t’ia besuar të gjithë strategjinë. Deri në momentin që do të afrohet drejtori i ri, këtë post e mbulon sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Nga e gjithë kjo strategji e re, pritet që të ketë edhe lëvizje mes trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu