UEFA në halle

0
Gjigandi

Sfida kthyese e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në mes Man. Siti dhe Real Madridit, tani më është një problem shtesë për UEFA-n. Sfida duhet të zhvillohet në stadiumin “Etihad”, pasi që Siti shënoi fitore në Madrid me 2-1. Mirëpo me vendimin e fundit të qeverisë së Britanisë së Madhe , ku në fuqi hyn karantina 14 ditore për personat që vijnë nga Spanja, është vënë në dyshim kjo përballje kthyese e Ligës së Kampionëve.

Dilema është se kjo masë e qeverisë britanike a do të vlejë për të gjithë personat dhe a do të lirohen ata persona që udhëtojnë për çështje biznesi ose aktivititi sportiv.

Mirëpo nëse nuk lejohet kjo e fundit, karantina do të jetë pengesë për ndeshjen, pasi që futbollistët e Realit, edhe nëse duan, nuk do të mund të plotësojnë karantinën e obligueshme, pasi që ndeshja zhvilohet më 7 gusht, ndërsa futbollistët ende janë në Spanjë.

Që të zhvillohet kjo ndeshje në “Etihad”, Real Madridi duhet të lihet jashtë karantinës dhe të ketë masa të tjera të kujdesit. Varianti i fundit mundet që kjo ndeshje të zhvillohet në terren neutral, për të cilën Man. Siti sigurisht se do të ishte kundër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu