Ajeti: Ja je burrë, ja nuk je burrë!

0
Gjigandi

Ish futbollisti Astrit Ajeti ka disa fjalë për ata që nuk  mendojnë me kokë pozitive për futbollin e Kosovës.  Ajeti shprehet se vazhdimi i kampionati është pozitive dhe iu uron të gjithëve suksese. 

“Shyqër që në kohë të okupimit s’ka pas shumë kësi antianalista, se na kishin lan pa luajt futboll viteve 1991-99! Futbolli është lojë burrave, është luftë pozitive pa armë, ja hup ja fiton! Përfundimi kurrë nuk dihet, për atë dallohen liderët, se në jetën që po jetojmë ja je burrë, ja s’je burrë, kështu që s’po zgjas më shumë.

Përhajrë na koftë fillimi i këtij kampionati, me shpresë që do të përfundoj si është më së miri. Urime të gjithë futbolldashësve e suksese të gjitha ekipeve, e uroj të të kemi sa më shumë dashuri ndaj njëri – tjetrit!

Edhe një, sa kam qenë futbollist me një kohe, me atë që kam pas më së shumti rivalitet sot i kam shokët më të mirë! Sportistët lindin ata me zor e me rekreacion nuk bëhen!”, ka shkruar Ajeti në profilin e tij në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu