UEFA me plan të qartë

0
Gjigandi

Tashmë situata nga Koronavirusi po shkon drejt përmirësimit dhe rifillimi i futbollit duket shumë afër, përveç disa shteteve që kanë vendosur ta pezullojnë përfundimisht.

Në këtë situatë, UEFA ka filluar të bëjë planet për rifillimin, jo vetëm të kampionateve, por edhe të kompeticioneve europiane, të cilat gjithashtu me shpërthimin e Koronavirusit u pezulluan. Drejtuesit e lartë të futbollit europian, duket se kanë bërë një plan, që do e bënte muajin gusht të kishte ndeshje të mëdha.

Liga e Kampionëve pritet të rikthehet  në 8 dhe 9 gusht, ku do të luhen ndeshjet e mbetura, për tu përcaktuar të gjitha ekipet që kalojnë në çerekfinale. Pikërisht çerekfinalet janë menduar të zhvillohen mes datave 11 dhe 15 gusht.

Takimet gjysmëfinale janë menduar të luhen mes datave 18 dhe 22 gusht, ndërsa finalja e madhe të zhvillohet në 29 gusht. Pritet të jetë një muaj shumë i ngarkuar dhe i bukur për të gjithë njerëzit që duan të ndjekin futboll.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu