Sevdai Radogoshi – Qumili në përkrahje të Labit për mos anulimin e dasmave

0
Gjigandi

Këngëtari Labinot Tahiri ditë më parë bëri bujë të madhe me deklaratat e tij rreth anulimit të dasmave, ndonëse reagimet nuk munguan as nga artistët e tjerë.

Në mesin e atyre që e përkrahën këngëtarin nga Ferizaj ishte edhe humoristi i njohur nga Gjakova, Sevdai Radogoshi.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë në rrjetin social, Instagram ku tregoi mbështetjen e plotë për Labin.

“Në mbështetje të Labit 100% shokë, koleg në mbështetje të këngëtarit Labinot Tahiri i cili informoi për mos anulimin zyrtar të ahengjeve gjatë sezonës 2020 deri në një vendim zyrtar nga shteti! Me respekt”, ka shkruar ndër tjerash ai.

RonaTyra

Në bazë të deklaratave të artistëve të tjerë të estradës shqiptare, ndalimi i dasmave nga Ministria nuk i  dëmton vetëm këngëtarët por një hallkë, ku janë të përfshirë edhe profesionet e tjera.

Sidoqoftë, në ditët në vijim presim të shohim një vendim përfundimtar marrë parasysh situatën e kohëve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu