Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dje ka certifikuar datën 3 gusht si të fundit në të cilën duhet saktësuar lista me katër ekipet shqiptare që marrin pjesë në Europa Ligë dhe Champions Ligë në turet kualifikuese.
Në bazë të kalendarit që ka përcaktuar FSHF, Kategoria Superiore përfundon me 29 korrik, për të përcaktuar skuadrën fituese e cila shkon në turin kualifikues të Champions-it si edhe vendin e dytë dhe të tretë që marrin pjesë në Europa Ligë.
Ndërsa Kupa e Shqipërisë e shpall ekipin fitues më 2 gusht, për të përcaktuar edhe ekipin e katërt që shkon në Europë, saktësisht në Europa Ligë.
Data 3 gusht u ishte dërguar edhe më herët federatave si sugjerim për të përfunduar verdiktet.