Sipas “Tuttomercato”, e cila bazohet në burime brenda UEFA-s, tani Shtëpia e Futbollit evropian ka një plan të ri dhe takimi kryesor i planifikuar për 27 maj, do të shtyhet për muajin qershor, më 17 ose 18 qershor.
Drejtuesit e UEFA-s duan t’u japin kohë federatave për përfundimin e sezonit dhe 25 maji nuk është afati i fundit për federatat që të informojnë UEFA-n nëse kampionatet do të vazhdohen dhe në çfarë kushtesh.
Aludohet se 3 gushti, si afati i fundit për përfundimin e ligës, mund të zgjatet dhe më 17-18 qershor do të vendoset se kur do të luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës, pastaj do të përcaktohen kushtet e kualifikimeve në këto gara.