Një biçikletë i rrezikon karrierë sulmuesit të Dijon Yassine Benzia. Ky i fundit pësoi një aksident të rëndë teksa po shëtiste me një biçikletë. Algjeriani ka përfunduar në spital dhe ka kryer një operacion në dorën e majtë.
Lajmet nga Franca janë pesimiste dhe 25-vjeçari rrezikon të mos e përdorë dot më atë.
Presidenti i Dijon, Olivier Delcourt ka folur shkurt rreth gjendjes së lojtarit për Bien Public. “Yassine ka marrë morfinë dhe do të qëndrojë i shtruar në spital për një farë kohe“, deklaron kreu i klubit francez.
Dora e majtë e lojtarit është në gjendje shumë të keqe pas rrëzimit dhe frika e humbjes së saj është e madhe, diçka që mund të rrezikojë edhe karrierën e lojtarit të kombëtares algjeriane.