U përfshi në konflikt me 2 persona, dhunohet punonjësi i policisë

0
Gjigandi

Një punonjës policie është sulmuar me sende të forta nga dy persona në Dibër.

Mësohet se efektivi ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij në momentin e ngjarjes.

Policia bën me dije se ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të ndaluar sulmin ndaj tij. Ndërkohë ka nisur puna për kapjen e autorëve të sulmit.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K (punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu