Kanosi me çifte të riun dhe më i pas i shpoi gomat e makinës, procedohet 68-vjeçari

0
Gjigandi

Një 68-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Vlorës.

I moshuari pas një konflikti, ka kanosur me çifte një 38-vjeçar, dhe më pas këtij të fundit i ka dëmtuar gomat e makinës me mjete të forta.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri çifte, të cilën e posedonte me leje, shtetasin B. H., 37 vjeç, si dhe i ka dëmtuar me sende të forta gomat e automjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu