Përleshi ‘Pit Bull-in’ me një qen endacak, bie në pranga 24-vjeçari

0
Gjigandi

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi keqtrajtoi një qen në rrugë.

Burime për median bëjnë me dije se Rexhep Mansaku u filmua teksa i vërsulte qenin e tij të racës ‘Pit Bull’, një qeni endacak ndonëse ky i fundit pësoi plagë të mëdha në qafë.

Pas videos së publikuar, pronari i ‘Pit Bullit’ shihej teksa argëtohej nga dhunimi i qenit endacak, si dhe ka filmuar të gjithë skenën.

24-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve’, ku rrezikon burgim nga 3 deri në 6 muaj.

Njoftimi i policisë:

Reagim i DVP Tiranë – Nxiti kafshët e tij shtëpiake (qentë) që të sulmonin njëri-tjetrin, filmoi pamjet dhe i publikoi në rrjetet sociale, identifikohet dhe procedohet penalisht 24-vjeçari.

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin disa qen që sulmonin njëri-tjetrin, ju bëjmë me dije se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në pamjet filmike, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit R. M.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Zallbastar, Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu