Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga policia. Mësohet se riu u ka punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është goditur një rast i kontrabandës me mallra të licencuara.
Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi M. K., 46 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Goditet një rast i mitëdhënies, procedohet penalisht 1 shtetas.
Gjithashtu, në bashkëpunim me autoritetet doganore, u godit 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore. Procedohet penalisht poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në përfundim të veprimeve për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi L. H., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është goditur një rast i kontrabandës me mallra të licencuara. Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi M. K., 46 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.