Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste një sasi lënde narkotike në burgun e Drenovës nuk ka pranuar të flasë, teksa është marrë në pyetje nga policia lidhur me rastin.
Ai nuk ka treguar asgjë për drogën që u gjet në trupin e tij gjatë kontrollit e cila mësohet se ishte rreth 30 gram. Kanabisi ishte ndarë në doza dhe e kishte futur në rrobat e brendshme.
Efektivi nuk ka treguar as emrin apo emrat se kujt do i dërgohej droga.