Zbardhet dinamika e ekzekutimit të Sadikajt: Dora që urdhëroi vrasësit kanë hedhur shuma të mëdha parash

0
Gjigandi

Gazetari, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin me eksploziv ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj.

Hoxha zbulon se autorët e kanë ndjekur dhe kanë parë të gjithë momentin, si dhe ata kanë pasur burime financiare.

“Viktima ka një lokal që më parë quhej “Ofiçina”. Tani më duket ka një emër “Sancco” ashtu si te resorti i viktimës. Autorët e kanë ndjekur dhe kanë parë momentin. Kishte dalë nga makina vete. Ndihma e parë është dhënë nga persona të tjerë. Ai në spital ka arritur vonë. Mbase edhe mund të mbijetonte. Pamjet ishin shumë të frikshme. Pamje shumë të rënda. Nuk ishte e lehtë t’i afroheshe atij. Ata kanë gjetur garanci për të realizuar 100% këtë punë me eksploziv.

Kanë vendosur një sasi eksploziv me një minë të tillë për të siguruar se ai nuk do mbijetonte. Autorët kanë pasur burime financiare të mëdha dhe burime njerëzore të mëdha. Kanë qenë shumë të motivuar”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu