U gjet e pajetë në banesë, zbardhet ngjarja e 29-vjeçares shqiptare në Greqi

0
55
Gjigandi

Një 29-vjeçare shqiptare u gjet e vetëvarur mëngjesin e ditës sotme në banesën e saj në Lamia, ndërsa dyshohet se ngjarja kishte ndodhur një javë më parë.

Mediat greke kanë zbuluar detaje të rënda lidhur me dramën e jetës së saj dhe familjes, të cilët kishin emigruar në Greqi kur ajo ishte 5 vjeçe.

Edhe pse në kushte të vështira ekonomike, ajo dhe motra e saj arritën që të shkollohen falë punës së prindërve, ndërsa viktima kishte mbaruar fakultetin e Filologjisë me rezultate mjaft të mira.

Por dramat e saj nisën kur papritur, kur pak vite më parë, për shkaqe natyrore babai u nda nga jeta, ndërsa vetëm në 2020 nëna i dha fund jetës duke u mbytur në det.

Pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve, e reja thuhet se vijonte të punonte, por pas pandemisë vendi i punës së saj u mbyll. Përgjatë kësaj kohe mendohet se ajo ka pasur vështirësi në gjetjen e një pune tjetër arsye kjo që mendohet ta ketë çuar drejt vetëflijimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu