Aksidentoi për vdekje të miturën me skaf/ Ashpërsohet masa ndaj Arjan Tases, ja për çfarë do akuzohet

0
Gjigandi

Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën ndaj ish-shefit të komisariatit, Arjan Tases, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë.

Burime për median bëjnë me dije se mbi Tasen do të rëndojë akuza e “vrasjes me dashje”. Kujtojmë se AMP ditën e djeshme raportoi se ish-efektivi akuzohej për “vrasje nga pakujdesia”, sakaq ky i fundit do të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu