U dhunua barbarisht në Tiranë, ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia

0
Gjigandi

Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia e cila u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë.
E reja la Shqipërinë në fund të janarit për t’u kthyer në vendin e saj, Kenia. Vajza ndodhej në spitalin e Traumës prej muajit gusht, kur u dhunua barbarisht dhe pësoi dëmtime të mëdha që e lanë në koma.

Nëna e saj, Ruth Abongo, ka rrëfyer se “Joy ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Kenniata në Kenia”.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli”, në kryeqytet. Ajo ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.

Por siç duket e reja, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. Ata diskutuan me nënën e Joy-t, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas u takuan me efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

RonaTyra

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve, megjithëse raportet e mëparshme kundërshtonin atë që policia i tha familjes, e cila tregoi se Joy Aoko u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur kati i dytë i pallatit të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu