Mrekulli nën rrënoja, e moshuara shpëtohet pas 177 orëve, reagimi i djalit të saj bën xhiron e rrjetit

0
Gjigandi

Shpresat për të nxjerrë sa më shumë njerëz të gjallë nga tërmetet në Turqi dhe Siri nuk kanë marrë fund.

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Hataj i Turqisë, ku një grua e quajtur Saadet Sentag u nxor nga rrënojat e shtëpisë së saj pas 177 orëve.

Në një foto të publikuar në internet, shihet gëzimi i djalit të saj teksa ajo nxirret nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Kujtojmë se numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrimtar të së hënës së 6 shkurtit shkuar ka shkuar në të paktën 36,217.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu