Ish-kapiteni historik i Palermos, Fabrizio Miccoli, me 39 ndeshje dhe 10 gola me fanellën e Juventusit, mes viteve 2003 dhe 2004, për pak kohë edhe zv.trajner i Dinamos së Tiranës, rikthehet në liri. Duke pranuar ankesën e avokatit të tij, gjykata mbikëqyrëse i dha atij masën alternative të paraburgimit me kusht.
Lojtari nga Salento u dënua përfundimisht me 3 vite e 3 muaj burg për akuzën e zhvatjes me metoda mafioze. Për të rivendosur lirinë e tij mendoi gjykata e mbikëqyrjes së Venezia (Miccoli u izolua në burgun Rovigo), e cila pranoi ankesën e avokatit të tij, Antonio Savoia.
Në bazë të detyrës së provës që i ka dhënë gjykata, Miccoli do të mund t’i rikthehet profesionit të trajnerit në shkollën e futbollit. Ai do të duhet të përmbushë disa kërkesa, të tilla si të mos kthehet në shtëpi pas mesnate dhe të mos marrë pjesë në asnjë shkelje tjetër ligjore.
“Apelimi në gjykatën e mbikëqyrjes së Venezia u pranua, – thotë avokati Savoia. – Miccoli fitoi lirinë me kusht”.
Ish-sulmuesi ishte dënuar si pjesë e një hetimi, pasi kishte kërkuar nga Mauro Lauricella, djali i Nino, një anëtar i familjes mafioze në lagjen Kalsa të Palermos, t’i kthente shuma parash një sipërmarrësi në emër të njërit prej miqve të tij, ish-fizioterapist i ekipit ‘rosanero’.
Gjatë një telefonate, të përgjuar nga hetuesit, Miccoli dhe Lauricella, duke folur për gjyqtarin Giovanni Falcone, përdorën fjalë dhe tone fyese.